KOSOVA

Studentët protestojnë për mosformimin e Qeverisë

Spread the love

Me moton “Boll ma se jemi lodhur”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e Qeverisë.

Në shenjë revolte për mosformimin e Qeverisë, këta studentët vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”.

E njëri nga studentet i revoltuar tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mospasjes së një jetë të mirë në Kosovë.

“Nuk jemi duke pa avancim në asnjë sferë, degradim në arsim, degradim në politikë, degradim në zhvillim ekonomik, zbrazja e Kosovës, po ju garantoj prej marsit çdo i ri që ka mundësi, çdo i dijshëm, çdo njeri që ka një potencial Gjermania na ka dhënë një mundësi me u kualifikuar në Gjermani. Ne do të ikim me u kualifikuar, klasa e njerëzve të mirë ka me ikë, për atë arsye vendi është duke shkuar drejt kolapsit, nëse nuk votohet buxheti ka me pas edhe trazira më të mëdha, jo vetëm bullëzimi që kemi me ua bërë në rrugë përfaqësuesve të popullit, po çka s’kemi me ju bë”, tha njëri nga studentët.

“Nuk do t’i lëmë të qet të rrinë as në kafenetë e Prishtinës, as në rrugët e Prishtinës, përderisa nuk na jepni neve një rahati , po na shkaktojë kokëçarje për lojërat e tyre për pushtet. Ju garantojmë që ku t’i shohim në rrugë kemi me ju bë bullizëm, kemi me ju fishkëlluar, kemi me i ofenduar përderisa nuk punojnë për interesa”.

Pas përfundimit protestuesit u shpërndan të qetë.

Related posts

Hoti i quan joligjore vendimet e Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt

dritatv

Zgjidhen kodet e strukturës së FETO-s në Kosovë

dritatv

Maxhuni u premton “shefave” se nuk do t’i injorojë asnjëherë ata

dritatv

Leave a Comment