Studentet nga Turqia vizituan institucionet turke në Kosovë

Në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave” të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), grupi i studenteve nga Turqia që disa ditë më parë arriti në Kosovë, ka vizituar ambasadën turke në Prishtinë.

Pesëmbëdhjetë studente nga universitete të ndryshme të Turqisë, të cilat janë pjesë e programit që këtë vit organizohet për herë të tretë nën koordinimin e TIKA-s, në bashkëpunim me Drejtorinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Këshillin e Kredive dhe Konvikteve (KYK), Turkish Airlines, Anadolu Agency (AA), TRT-në dhe Fondacionin Rinor të Turqisë, vizituan isntitucionet turke në vend, përfshirë Ambasadën e Turqisë në Prishtinë.

Gjatë vizitës, ato u informuan rreth punimeve të institucioneve turke në vend nga ambasadori turk Çağrı Sakar dhe koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran.

Ambasadori Sakar, në një deklaratë për AA, duke shprehur kënaqësinë që ka takuar studentet që kanë ardhur në Kosovë në kuadër të këtij programi, tha se “Zhvilluam një takim ku biseduam për përvojat që kanë fituar studentet gjatë vizitës së tyre në Kosovë”.

Aslıhan Neccaroğlu, e cila është diplomuar këtë vit nga Universiteti Istanbul Medeniyet në deparamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke, tha se mes datave 1 dhe 10 shtator, programi ka përfshirë vizita në shtatë qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën dhe Prizrenin.

Ajo falënderoi të gjithë kontribuesit në këtë program, pasi, siç tha, kishin mundësinë t’i vizitojnë monumentet e ndryshme osmane në Kosovë.

Studentet, përveç ambasadës, vizituan edhe Institutin Yunus Emre në Prishtinë dhe zyrën e TIKA-s në kryeqytet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi