Stoltenberg: Së shpejti protokolli i pranimit në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se protokolli për pranimin e Maqedonisë në Aleancë do të nënshkruhet së shpejti.

“Ne do të nënshkruajmë protokollin e pranimit në NATO dhe ne mund ta përfundojmë atë shpejt,” tha ai, duke shtuar se për ratifikimin e protokollit do të duhet pak më shumë kohë. “Kjo varet nga parlamentet e 29 shteteve anëtare”, – tha ai për Politica Europa.

Është e mundur që ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s të nënshkruajnë protokollin këtë javë.

Disa shtete anëtare, si Sllovenia, tashmë kanë dhënë dritë jeshile për këtë – tha ambasadori slloven Jelko Kacin.

“Sapo të nënshkruahet protokolli i pranimit, Shkupi mund të ulet në tryezë”, tha Stoltenberg.

Kjo do të thotë se Maqedonia do të marrë pjesë si vëzhgues në të gjitha takimet kryesore të NATO-s, ndërsa një anëtar i plotë do të bëhet kur parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të ratifikojnë protokollin e pranimit. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi