Stefanini në Beograd: Kosova duhet të pranohet në INTERPOL

Kosova duhet të jetë në INTERPOL, sepse është në udhëkryq të rrugëve ndërkombëtare dhe krimit, sipas një bashkëpunëtori të lartë të Qendrës Strategjike dhe të Sigurisë, Scowcroft, Stefano Stefanini.

“Nëse ka një vend që duhet të jetë në INTERPOL dhe që ne të gjithë duam ta shohim në INTERPOL, është Kosova”, tha në Beograd Stefano Stefanini zyrtar nga Qendra e Hulumtimeve Strategjike dhe të Sigurisë, në panelin mbi bisedimet midis Prishtinës e Beogradit.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i rëndësishëm për stabilitetin e Europës dhe rajonit.

“Serbia mund të jetë në gjendje të ndalojë hyrjen e Kosovës në INTERPOL dhe do ta quajë fitore, por kjo është një humbje për të dyja, nuk është një zero-zero në lojë, por një lojë në të cilën rezultati do të jetë minus zero”, tha Stefanini.

Ai është shprehur se bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë vazhduar pavarësisht sfidave të mëdha, por, sipas tij, është e rëndësishme dhe sfida më e madhe që të arrihet një marrëveshje pa vendime politike.

Duke folur për raportin Kosovë – Serbi, Stefanini ka thënë se Kosova është një shtet i çuditshëm, i njohur nga më shumë se 100 vende, por jo anëtar i OKB-së, ndërsa për Serbinë është shprehur se BE nuk do të marrë anëtar që ka mosmarrëveshje territoriale me fqinjët e saj.

Ai është shprehur i shqetësuar për “kutinë e Pandorës”, por jo edhe për ndryshimin e kufijve sepse siç shprehet ai nuk është çështja nëse dhe kur do të ndryshohen kufijtë, por si do të ndryshohen, me forcë ose me marrëveshje. Sipas Stefaninit marrëveshja ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e Bashkimit Europian dhe duhet të përfshijë një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis dy shteteve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi