Statuti i munguar për katër dekada kombëtarizon Muzeun e Kosovës

Prej 19 vitesh është quajtur Muzeu i Kosovës. Por realisht të hënën Muzeu Krahinor i Kosovës ka marrë statusin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Janë dashur gati 20 vjet që nga paslufta që Kosova juridikisht ta ketë Muzeun Kombëtar. Fiks pas 40 vjetësh është ndërruar Statuti i këtij institucioni.

Më 1978 ishte punuar për herë të fundit. Si institucion qe themeluar më 5 maj 1947 nga Këshilli Krahinor i Kosovës së atëhershme. Me ndërtesë funksionale do të bëhej më 1949, kurse për publikun do të hapej në vitin 1951. Por të hënën, Statuti i ri e ka çuar në nivel të institucionit kombëtar të trashëgimisë kulturore në vend.

Në pavijonin e arkeologjisë, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka hedhur firmën në Statut, të cilin ia ka dorëzuar sekretares së Muzeut, Nazife Hoxha. Një gjë e tillë është bërë dhjetë muaj pasi Muzeu ka hapur ekspozitën e përgjithshme, duke hapur dyert për vizitorë që mund të shëtisin nëpër historinë e Kosovës.

Ministri i Kulturës ka thënë se 20 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan Koha ditore, Ministria po i ofron dokumentin themelor Muzeut, si akt ligjor kryesor i funksionimit të institucionit me vlerë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi