Statistikat/ Këto janë vendet më të mira për të rritur fëmijët!

Shtete të ndryshme kanë ligje të ndryshme lidhur me taksat dhe obligimet e tjera qytetare. Por në disa vende tatimi që paguan kthehet aty ku nevojitet më së shumti: te familja.

Disa shtete si Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarja dhe Kanadaja, mbajnë flamurin për sistemet më të mira shkollore, kujdesin më të madh për fëmijët dhe nënat, si dhe përparësi të mëdha për prindërit e rinj (deri 90 ditë pushim për baballarët e rinj).

Prandaj sondazhet kanë treguar se danezët dhe suedezët ndjehen me fat pse paguajnë shuma të larta të taksave. Jo vetëm kaq. Ata thonë se të paguash taksa është ngritje në cilësi dhe investim jetësor.

Tani më poshtë mund t’a shihni listën me vendet më të mira për të rritur fëmijët.

  1. Finlanda.

Në Finlandë, pushimi për nëna përfshinë 105 ditë pune, ndërsa qeveria ofron gjithashtu 54 ditë pune për baballarët, në mënyrë që të qëndrojnë pranë nënës dhe foshnjes. Kujdesi shëndetësor për nënat dhe foshnjen është i rregulluar me vizita në shtëpi, dhe Finlanda është një prej vendeve që më së shumti mbështetë nënat në gjidhënie.

Nëna merr minimalisht 95 euro në muaj për secilin fëmijë, dhe kjo shumë rritet varësisht se sa fëmijë ajo ka.

  1. Kanadaja

Në Kanada, të dy prindërit mund të kombimojnë pushimin prej 440 ditësh me rastin e ardhjes në jetë të një fëmije.

Shteti është i detyruar që fëmijës t’ia ofroj sigurimin shëndetësor deri në moshën 18 vjeçare, po që se prindërit nuk arrijnë ta mbulojnë atë shumë.

  1. Norvegjia

Ashtu si vendet e tjera nordike, Norvegjia ka politika bujare të krijuara enkas për familjet. Nënat mund të marrin pushim prej 46 javësh, dhe të marrin pagë të plotë, ose 56 javë me 80 për qind të pagës. Baballarët mund të marrin deri në 10 javë pushim me pagesë të plotë, apo t’ua transferojnë ditët e pushimit grave të tyre. Norvegjia mburret me kopshtet më të mira në botë për fëmijët, dhe sistem arsimor që u mundëson fëmijëve të mësojnë nga përvoja dhe loja.

  1. Danimarka

Danimarka zë vendin e dytë më të mirë për rritjen e fëmijëve.

Faqja zyrtare e Bashkimit Evropian, i quan politikat e familjes së Danimarkës si “më bujaret në BE”. Të dy prindërve u jepen 52 javë leje pushimi me pagesë të plotë, dhe nënat kanë të drejtë të dalin në pushim qysh një muaj pa lindur foshnja. Kujdesi shëndetësor për nënat është cilësor, dhe këshillimorja për familjet e reja është një ndër indtitucionet që prindërit e konsultojnë me besim.

  1. Suedia

Sigurisht që Suedia e meriton pozitën numër një në këtë renditje.

Prindërit kanë 480 ditët pushimit prindëror të paguar. Secili prind ka tre muaj të ndarë ekskluzivisht për të, dhe nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Njësoj si Finlanda, kujdesi për nënën dhe foshnjen realizohet në shtëpi, në muajt e parë të jetës, ku nënat e reja janë të asistuara nga mamitë profesionale. Familjet të cilat nuk plotësojnë një normë të caktuar monetare për një vit, përfitojnë më shumë asistencë se ato që i përmbushin këto standarde. Deri në moshën 18 vjeçare, fëmijët janë të mbuluar tërësisht nga shteti me shpenzimet për shërbime shëndetësore dhe arsimim cilësor. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi