Starton misioni i dytë indian në Hënë!

Misioni indian në Hënë, i quajtur ”Chandrayaan-2” do të niset më 15 korrik, njoftoi Agjencia Hapësinore e Indisë.

Projekti është misioni i dytë në Hënë i gjigantit të Azisë Jugore, i cili vendosi një sondë në orbitën e Hënës në misionin ”Chandrayaan-1”, rreth 11 vite më parë.

Ky mision i ri, i cili u shkëput nga Toka në Sriharikota (Andra Pradesh, jug), ka për qëllim të vendosë një robot të lëvizshëm në sipërfaqen e Hënës, në afërsi të Polit të Jugut.

Sapo të ulet në sipërfaqe, roveri do të kryejë hulumtime shkencore.

Nëse misioni do të ecë në përputhje me parashikimet, India do të renditet shteti i katërt, pas ish-Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Kinës që ia del me sukses të ulë lehtësisht një aparat në Hënë, rreth 384 000 kilometra larg nga Toka./ATA

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi