Standardet e dyfishta të Hahn, ja çfarë shkruan për Maqedoninë V.

Komisioneri për Zgjerim në BE Johanes Hahn ka reaguar për skandalet e fundit në Maqedoninë Veriore, ku janë publikuar pamje të korrupsionit qeveritar.

Hahn përmes statuseve në “Twitter” shkruan se politikanët në Maqedoninë Veriore që janë përfshirë në skandale të korrupsionit duhet të dënohen dhe se askush nuk mund të dalë mbi ligjin.

“Maqedoni e Veriut. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta duhet të vazhdojë e pandërprerë.  Sa i përket zbulimeve të fundit, është shumë e rëndësishme që të veprojë ligji për të gjitha krimet, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjime të paligjshme”, shkruan Hahn në njërin status.

  • foto galeri

Më pas, Hahn shkruan se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. Të gjitha krimet duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse, të lira nga çdo ndërhyrje dhe autorë të dalin para drejtësisë”, nënvizon komisioneri për Zgjerim.

Johanes Hahn ka gjetur kohë të reagojë ashpër për pamjet e publikuara së fundmi në media në Maqedoninë Veriore për skandale korrupsioni, ndërsa nuk ka bërë as edhe një reagim të vetëm për rastet e zbuluara në Shqipëri.

Hahn nuk ka thënë asnjë fjalë për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, as për faktin që DASH shpalli “non grata” Dakon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi