Stamboll, fillon konferenca e 2-të ministrore turko-afrikane

Mëngjesin e sotën në Stamboll ka filluar konferenca e dytë ministrore turko-afrikane, në të cilën marrin pjesë 19 shtete afrikane dhe Turqia.

Konferenca u organizua bashkarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dhe Komisioni i Unionit Afrikan, kurse AA është shpërndarës zyrtar i fotografive nga ajo ngjarje.

Pjesëmarrësit e tubimit bënë një foto të përbashkët, me çka edhe zyrtarisht filloi konferenca, e cila mbahet pothuajse katër vjet pas Samitit turko-afrikan që u mbajt në Guinenë Ekuatoriale në nëntor 2014.

Konferenca e Stambollit është një lloj përgatitjeje për Samitin e 3-të Turko-Afrikan që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Rishikimi i marrëdhënieve, diskutimi për hapat e reja të mundshme drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të një axhende për samitin e ardhshëm të udhëheqësve të Turqisë dhe Afrikës janë disa nga temat kryesore të takimit në Stamboll.

Në samitin e mbajtur dhjetë vjet më parë, Unioni Afrikan shpalli Turqinë një nga partnerët strategjik./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi