Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat në vetëkarantinim

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi.

Një mjeke nga lagjia “Kala”,një infermier dhe shoferi i ambulancës,kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se,kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti,por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë. Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë;f akt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte,është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat,që ishin në kontakt me pacienten,të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi