Spitali në Romë i shpëtoi jetën, çifti nga Wuhani i dhuron 40 mijë euro

Ishin pacientët e parë të COVID-19 në Romë; cifti nga Wuhani kishin udhëtuar drejt kryeqytetit italian si turistë, por sëmundja i “shpërtheu” atje. U shtruan në spitalin “Spalanzan” ku qëndruan 40 ditë.

Një moment mjaft I vështirë; dyshja rreth të 60-tave u detyruan të kalonin nëpër disa faza rehabilitimi, duke përfshirë terapinë intensive. Në prill dolën dhe gruaja filloi të qantë nga gëzimi, ndërsa personelit mjekësor të spitalit i tha: “Ju dua, e dua këtë qytet italian”.

Por mirënjohjen, ata vendosën të mos e shprehnin vetëm me fjalë. Për këtë arsye, i dhuruan spitalit 40 mijë euro. Zyrtari i qeverisë rajonale i ngarkuar me çështjet e shëndetësisë, Alessio D’Amato, e cilësoi donacionin e ciftit kinez “ një dhuratë të madhe” dhe i ftoi që të dy për një vizitë tjetër në Romë.

Në Itali, të drejtën e kujdesit shëndetësor ne strukturat publike e kanë të gjithë shtetasit vendas e të huaj, dhe ky kujdes është zakonisht pa pagesë, ose mund të ketë një kosto fare simbolike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi