Specialja i fton edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së

Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka ftuar edhe dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, përmes një njoftimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Të ftuarit e radhës janë Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i komunës së Klinës dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i komunës së Drenasit, të dy këta pjesëtarë të UÇK-së nga Zona Operative e Drenicës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi