Speciales nuk mund t’i iket

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur të pamatura dhe jo të mençura përpjekjet e deputetëve të caktuar të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Ishin veprime të pamatura mirë, jo të mençura. Nuk duhet të hyjmë në veprime të tilla”, ka thënë Mustafa.

Ai ka deklaruar se duhet të punohet “që drejtësia të zbardhet”, dhe se “njerëzit duhet të përgjigjen nëse kanë bërë veprime”.

“Nuk do të doja që akuzat e bëra ndaj njerëzve tanë të dalin të vërteta”, është shprehur Mustafa.

“Ka edhe akuza absurde, që kemi dëgjuar”, ka shtuar udhëheqësi i LDK-së, gjatë një interviste në rtk.

Mustafa ka thënë se drejtësia ndërkombëtare është e pashmangshme. “Kësaj nuk mund t’i iket”, është shprehur ish-kryeministri i vendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi