Spanjë, Barça fiton dhe mban larg ndjekësit (Video)

Barcelona rivendosi distancën prej 5 pikësh me ndjekësit më të afërt në kampionatin spanjoll të futbollit, pas fitores së vështirë ndaj Leganesit.

Përballja në stadiumin “Camp Nou” u mbyll 3-1 për vendasit, që dominuan thuajse në të gjithë 90-minutëshin, por vuajtën për të përmbushur misionin ndaj një rivali modest që lufton për mbijetesën.

Barazpesha mbretëroi vetëm gjysmë ore lojë, pasi sulmuesi Dembele i dha epërsinë skuadrës katalanase pas një topi të marrë nga Jordi Alba, duke finalizuar në mënyrë të bukur aksionin që prishi ekuilibrat. Në fraksionin e dytë, Nesiri krijoi asistin që solli dhe barazimin e përkohshëm me danezin Martin Breithuejt.

Barcelona u hodh e tëra në sulm për të rivendosur avantazhin, por hasi në një mbrojtje të fortë nga ana e ekipit mik dhe vetëm një “ribaund” tradhtoi Leganesin nga misioni për të marrë pikë. Luis Suarez shënoi nga një distancë e afërt rrjetën që rivendosi epërsinë, ndërsa argjentinasi Lionel Mesi shënoi golin e tretë në kohën shtesë.

Ky sukses çon katalanasit në 46 pikë, 5 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë dhe 10 më shumë se Reali i vendit të tretë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi