Spanja thyen rekordin, borxhi publik tejkaloi 1.2 bilionë euro

Borxhi nacional i Spanjës ka arritur shifrat rekorde duke tejkaluar 1.2 bilionë euro, që është për 99.7 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të këtij vendi, bëhet e ditur sot nga Banka Qendrore e Spanjës.

Sipas të dhënave më të reja që kanë të bëjnë me tremujorin e parë të vitit 2019, borxhi publik i këtij vendi tejkaloi shifrën prej 1.2 bilionë euro.

Borxhi publik i vendit gjatë 12 muajve të fundit është rritur për 3.3 për qind, që tregon se situata është larg objektivave që përcaktoi Qeveria e Spanjës. Qeveria e pakicës socialiste, në pajtim me programin e stabilitetit të BE-së për periudhën 2019/2020 parashikoi BPB prej 95.8 për qind.

Banka qendrore ka shpërndarë të dhënat në lidhje me borxhin e Zyrës së Sigurimeve Sociale, e cila për një vit u rrit për 57.4 për qind dhe arrin 43.7 milion euro.

Nga ana tjetër, që kur lufta tregtare SHBA-Kinë solli pasiguri në kontekstin e rritjes ekonomike, në Spanjë në masë të madhe janë zvogëluar të ardhurat nga letrat me vlerë, ndërsa ato për herë të parë kanë rënë në 0.49 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi