Spanja befason Anglinë në shtëpi

Spanja dhe Luis Enrique debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në Ligën e Kombeve. Skuadra iberike triumfoi në mitikun Uembli ndaj skuadrës gjysmëfinaliste të botës me rezultatin 2-1 në një ndeshje shumë të luftuar.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë të takimit kur u shënuan golat. Rashford i dha avantazhin Tre Luanëve, por Spanja barazoi shumë shpejt me Saul. Pak më vonë erdhi edhe goli që e përmbysi rezultatin në favor të Spanjës i shënuar nga Rodrigo.

Në minutat shtesë të sfidës u anulua goli i Anglisë që do të ishte i barazimit 2-2 i shënuar nga Welbeck për shkak të një faulli të shkaktuar nga ky i fundit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi