• Home
  • SPORT
  • Spalletti rrit pretendimet: Duhet të fitojmë çdo ndeshje
SPORT

Spalletti rrit pretendimet: Duhet të fitojmë çdo ndeshje

Spread the love

Tekniku i Interit ka rritur pretendimet përpara ndeshjes së radhës kundër Veronës në “Bentegodi”. “Duhet të fitojmë gjithmonë për të mbajtur hapin, nuk mund të jemi të qetë”, tha tekniku i zikaltërve në konferencën për shtyp.

“Duhet të tregojmë që jemi Interi. Sa i përket skuadrës mos më pyesni për emrat në çdo ndeshje. Skuadra ka gjetur një ekuilibër dhe kështu që skuadra nuk ndërrohet”, tha Spalletti që konfirmoi gjithashtu se për këtë ndeshje do të jenë të gatshëm edhe Vecino që shfaqi shenja lodhje në takimin me Sampdorian, por edhe Brozoviç që mungon prej 2 javësh.

Sa i përket merkatos së janarit, trajneri i zikaltërve nuk shumë dëshirë të flasë. “Jam i kënaqur me futbollistët që kam në dispozicion, më shumë se sa të mendoj për blerje. Them që kam një skuadër të mirë për të shkuar deri në fund të sezonit. Më e vështira vjen tani. Duhet të qëndrojnë në grupin e kryesimit. Në janar do të vlerësojmë nëse kemi nevojë për ndërhyje apo jo”, tha Spalletti.

Trajneri i Interit vlerëson edhe dy mbërritjet e fundit në skuadër Dalbert dhe Cancelo, por ka më shumë besim te skuadra me të cilën është prezantuar në ndeshjet e fundit./Top Channel/

Related posts

Milan humbet Biglian për një muaj, edhe ndaj Juventusit

dritatv

Brazili i beson Tites, rinovon deri më 2022-shin

dritatv

Neymar po kërkon kthimin te Barcelona

dritatv

Leave a Comment