Sot vendoset a mbetet fati i Kosovës në duart e Thaçit

 

Kuvendi i Kosovës sot pritet me shqyrtue projekt-platformën shtetrore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

 Me gjithë kundërshtimet, sot Kuvendi e ka fjalën e tij, ku pritet me ju dhënë ose jo ‘amini’ Presidentit.

Seanca do të nis në orën 10:00, ndërkohë që platforma për dialogun është pika e 24, shkruan gazetametro.net

Partitë opozitare tashme janë shprehur kundër vazhdimit të dialogut pa pas një raport vlerësues në lidhje me rezultatin e deritashëm të dialogut që po vazhdon tanime për pothuajse gati një dekadë.

Si dhe janë shprehur kundër vazhdimit të përfaqësimit të Kosovës nga Presidenti Thaçi.

Shqyrtimi i projekt-platformës shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, asht pika e 24 në rendin e ditës së seancës plenare të Kuvendit që pritet me u mbajt nesër duke filluar nga ora 10:00 në Kuvend.

Gjatë javës së shkuar u diskutua mjaft shumë, mbasi Thaçi po shpreson në LDK’n që me ja siguruar votat, mirëpo në këta të fundit nuk ka pajtim nga të gjithë./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi