Sot u prezantua Masterplani për zgjerimin e sistemit të ngrohjes së Termokosit

Sot u prezantua Masterplani për zgjerimin e sistemit të ngrohjes së Termokosit në Prishtinë, që shihet si faza e dytë e procesit të kogjenerimit.

Ky plan është hartuar nga Komuna dhe Termokosi, si dhe është përkrahur nga një grup ekspertësh të IC Consulenten nga Austria.

Financimi i këtij projekti është ndihmuar nga qeveria gjermane, përmes KfW-së.

Përmes fazës së parë të kogjenerimit, që ka filluar në vitin 2014, janë përfshirë 63.000 konsumatorë.

“Rezultati konkret ishte ngrohje 24/7 gjatë gjithë sezonës dimërore; gjenerim mbi 660 GWh për tri vite; ulje të emetimeve me CO2 prej mbi 90.000, ton në vit; ngritje të faturimit dhe inkasimit; reduktim të humbjeve të ngrohjes e ujit; dhe më shumë”, njofton komuna. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi