Sot shkyçen nga shërbimet e ujësjellësit këta banorë të Prishtinës

 

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se banorët e fshatit Hajvali do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Mbi 1400 shtëpi, konsumatorë të këtij fshati u kanë borxh KRU “Prishtina” sh.a. mbi 1 milion euro”, thuhet në njoftimin për media të KRU “Prishtina”.“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit”.

“Për këtë aksion,në fshatin e lartpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë”.“Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë”.

“Gjatë ditës së nesërme do të vazhdohet me shkyçje në fshatin Makovc, Llukar, Bardhosh, Besi, Trudë dhe të gjitha fshatrat e tjerë që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi