Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar vetëm në aeroportin e Hanoverit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Po kështu radhë të gjata janë parë para qendrës së testimeve Johanniter-Unfall-Hilfe (Urgjenca-Ndihma) në mesditë.

Një zëdhënëse ka thënë se në përgjithësi, organizata e saj pret që vetëm sot do të bëhen më shumë se 1000 testime në aeroportin e Hanoverit.

Për shkak të një rritjeje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve me koronavirus në Bullgari dhe Rumani, qeveria federale ka bërë zyrtarisht një paralajmërim kundër udhëtimeve turistike në disa rajone të këtyre dy vendeve të BE-së.

Një rregullore përkatëse e provës e lëshuar nga Ministria Federale e Shëndetësisë detyron udhëtarët t`i nënshtrohen testimit nga e shtuna, 8 gusht 2020.

Kushdo që nuk pranon të testohet, duhet të presë një gjobë.

Testet mund të bëhen në aeroporte, porte, stacione treni, vendkalime kufitare, zyra të mjekëve dhe qendra testimi.

Përndryshe, udhëtarët mund të paraqesin një rezultat negativ të testit, nga vendi prej të cilit kanë ardhur, rezultat që nuk bën të jetë më i vjetër se 48 orë.

Ndërkohë, në CDU po shprehen kritika lidhur me testet e detyrueshme falas për udhëtarët nga zonat e rrezikut.

Kryeministri i Landit Sachsen-Anhalt, Haseloff ka thënë për “Spiegel” se shpenzimet e rreziqeve të vetë-zgjedhura nuk mund t`i mbulojë vazhdimisht shoqëria”.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kolegji Zgjedhor kundër Ilir Metës, Raporti: Gjyqtarët të ndikuar nga procesi i vettingut

Në Raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, theksohet se Kolegji Zgjedhor ishte në presionin e procesit të vettingut. “Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit...

Dhuna në stadiume, presidenti i Skënderbeut: Të pezullojmë kampionatin

Siguria e brishtë e këtij fillimsezoni në stadiumet shqiptare po kthehet në një problem kryesor për vazhdimësinë e kampionatit. Pas thirrjes së një dite më...

Egjipti dhe Franca stërvitje të përbashkët detare

Forcat detare të Egjiptit dhe Francës mbajtën stërvitje të përbashkët në Detin e Kuq. Në kuadër të stërvitjes, u testua siguria detare, lufta kundër terrorizmit...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...