Sot ka filluar llogaritja verore e kohës

E diela e fundit e marsit shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Ky ndryshim i orës ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, me ç’rast akrepat e orës shkojnë 60 minuta përpara.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Evropën që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 60 minuta pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.
Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

Por duket se ky do të jetë ndryshimi i fundit i akrepave të orës, pasi zyrtarë të BE-së kanë kërkuar që të mos ndryshohen ora, për shkak të sugjerimeve të studiueseve mjekësore, se ndryshimi kohës shkakton shqetësime shëndetësore

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi