Somalia shpall person të padëshiruar të dërguarin e posaçëm të OKB-së

Somalia ka shpallur preson të padëshiruar Nicholas Haysom, të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Somalinë, për shkak të ndërhyrjeve në punët e brendshme të këtij vendi afrikan.

Ministria e Jashtme e Somalisë përmes një kumtese thekson se nuk pranon që të vazhdojë të punojë më me Haysom.

Më tej thuhet se Përfaqësuesi Special i OKB-së me vetëdije ndërhyn në çështjet e brendshme të vendit, ku siç theksojnë, ka shkelur edhe protokollet e OKB-së.

Haysom, në një letër dërguar Qeverisë së Somalisë javën e kaluar, kërkoi përgjigje në pyetjen nëse ushtarët, të cilët mbështeten nga OKB-ja kanë qëlluar ndaj protestuesve gjatë ngjarjeve të fundit në Baidoa.

Në shtator 2018, Haysom u emërua si Përfaqësues Special i Kombeve të Bashkuara për Somalinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi