Somali, rritet në 26 numri i të vdekurve nga sulmi në hotel

Numri i personave të vrarë gjatë sulmit në hotelin në Kismayu, në jug të Somalisë, është rritur në 26.

Ahmed Islam Madubi, kryetar i krahinës Jubaland, deklaroi sot se numri i personave të vrarë në sulm është rritur në 26, ndërsa 56 të tjerë janë plagosur.

Është konfirmuar se në mesin e të vdekurve gjenden edhe dy shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një britanik, një kanadez me origjinë nga Somalia dhe tre kenianë. Në mesin e të plagosurve gjenden dy shtetas të Kinës.

Madubi tha se në përleshjet, që zgjatën me orë, janë vrarë pesë sulmues. Një zyrtar tha se kanë vdekur dy gazetarë.

Policia theksoi se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës të kryer me autobombë. Nga aty theksuan se persona të armatosur hynë në hotel dhe më pas u përleshen me forcat e sigurisë.

Në momentin e sulmit në hotel mbahej takim në të cilin ishin të pranishëm deputetë dhe politikanë lokalë.

Grupi militant somalez Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Kismay, kryeqytetin e provincës Jubaland.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi