Socialistët rrëzojnë nismën e Beqajt për faljen e gjobave të AKU, Ahmetaj: Antikushtetuese

Nisma e deputetit socialist Ilir Beqja për të falur gjobat e 52 bizneseve që tregtojnë produkte shtazore të cilat janë gjobitur nga AKU gjatë periudhës 1 Korrik-31 Gusht për shkak të mospasjes së liçensës nga ana e QKB është rrëzuar nga deputetët e tij socialist në komisionin e ekonomisë por është mbështetur nga opozita e re.

Kundër kësaj nisme ishte edhe Ministria e Bujqësisë e cila përfaqësohej nga zv/ministrja Ermira Gjeci.
Kryetari i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj si relator i nismës argmuentoi se të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit dhe se përjashtimi është antikushtetues. Për Ahmetajn periudha e vendosjes së gjobave është e nëjtë me atë të nisjes së aksionit antiinformalitet nga qeveria.

‘Premisa për antikushtetueshmëri për shkak të cënimit të parimit të barazisë dhe mosdisrkiminimit. Zgjidhen për tu falur vetëm shkeljet e sanksionuara në segmentin kohorë 1 korrik-31 gusht 2019 kur shkelje të tilla mund të jenë kryer ndër vite nga shumë subjekte të tjera. Periudha që i referohet propozimi është periudha kur qeveria ka ndërmarrë fushatë antiinformaliteti dhe me theks sigurinë ushqimore për qytetarët.’ -tha Ahmetaj.

Por nismëtari Ilir Beqja thotë se bizneset janë lënë për një periudhë të gjatë në paligjshmëri vetëm me arsyen për tu zhvatur nga AKU duke i vendosur gjoba.

‘ Nga 1 korriku deri 31 gusht për arsye licence kanë aplikuar 1415 subjekte, që do të thotë prej vitesh kanë qenë në moszbatim ligji.Jam krejt dakort me pjesën e kushtetueshmërisë ato janë parime të përgjithshme ndjej si deputet dhe si qytetarë rrezikun e përhapjes së moralazart por shifrat më bëjnë të ndalem. 1415 subjekte paskanë qënë në paligjshmëri që do të thotë trupat inspektuese i paskan lënë në me qëllim e bënin me qëllim që tju bënin presione të paligjshme për ti zhvatur.’ -u shpreh Beqja.

Në periudhen korrik – gusht 2019, në kuader të përpjekjeve për të rritur shkallën e zbatimit të ligjit dhe të reduktimit tëinformalitetit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë inspektime në të gjithëvendin. Midis të tjerash ka inspektuar edhe operatorë ekonomikë që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe operatorë ekonomikë që kanë aktivitet kryesor shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore. Këto inspektime janë shoqëruar edhe me vendosjen e gjobave në përputhje me përcaktimet ligjore të legjislacionit në fuqi për ushqimin dhe sigurinë ushqimore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi