Sllovakia s’gjen paqe. Protesta edhe pas dorëheqjes së kryeministrit

Indinjata popullore në Sllovaki nuk u fashit me dorëheqjen e kryeministrit shumëvjeçar, Robert Fico, e ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak.

Protestat masive në vend, të nxitura nga vrasja e Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij më 21 shkurt, kanë vazhduar, duke e zhytur vendin anëtar të BE-së në një krizë të thellë politike.

Së fundi, prej tyre është detyruar të largohet papritur nga posti edhe ministri i ri i Brendshëm, Tomas Drucker.

Në tubime, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e shefit të policisë.

Druckeri nuk e konsideronte të drejtë shkarkimin e një njeriu që kishte punuar shumë mirë, sipas tij. Ndaj, duke mos dashur ta polarizojë vendin edhe më shumë, politikani pa parti zgjodhi të jepte vet dorëheqjen, pas vetëm 3 javë e gjysmë në detyrë.

Dhjetëra mijëra demonstrues protestuan sërish në rrugët e Sllovakisë gjatë fundjavës. Largimet e deritanishme nga qeveria nuk e kanë qetësuar dot situatën. Arsyeja e zemërimit të tyre është se, kreu i policisë Tibor Gaspar besohet të jetë i afërt me ministrin e mëparshëm të Brendshëm, Kalinak, të dyshuar për korrupsion, ndaj dhe këmbëngulin që ai të ikë.

Gazetari i vrarë investigativ kishte hetuar mbi kontaktet e bashkëpunëtorëve të qeverisë me mafien italiane dhe me biznesmenë të tjerë të dyshimtë. Ai dhe e fejuara, që të dy 27 vjeç, u qëlluan sipas policisë me stilin e një ekzekutimi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi