Sllovaki, Zuzana Caputova me epërsi në zgjedhjet presidenciale

Kritikuesja e Qeverisë në Sllovaki, Zuzana Caputova, të shtunën fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sipas rezultateve paraprake 45-vjeçarja Caputova mori mbi 40 për qind të votave, ndërsa sfiduesi më i fortë i saj, kandidati i partisë në pushtet Smer, Maros Sefçoviç mori mbi 18 për qind të votave.

Pasi që asnjë prej kandidatëve nuk mori shumicën absolute, Caputova dhe Sefcoviç do të garojnë në një balotazh të dytë më 30 mars.

Nëse Caputova fiton raundin e dytë, ajo do të jetë presidentja e parë grua e Sllovakisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi