Skemë borxhesh dhe mashtrimesh, arrestohet në Paraguaj djali i ish-prefektit të Shkodrës

Arrestohet nga policia e Paraguajt Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës Paulin Radovani, i cili akuzohet si i përfshirë në një skemë borxhesh dhe mashtrimesh.

Elton Radovani është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptari pasi Interpoli e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mediat paraguaiane bëjnë te ditur se urdhri i arrestit ndërkombëtar ishte për shkak të krimeve të mashtrimit bankar dhe financiar dhe Radovani u vu në dispozicion për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë.

31-vjeçari është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndaj tij, të vëllait Bert Radovani dhe babait të tyre Paulin Radovani, ish-prefekt vazhdojnë seancat dhe hetimet për mashtrim dhe borxhe të pashlyera që shkojnë në shifra marramendëse.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

Tërmeti/ Psikologia: Trauma mund të zgjasë deri katër javë, si të veprojmë me fëmijët

Psikologia Artemis Shehu në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se trauma pas-tërmet mund...

DnV do të vëzhgojë procesin e rivotimit në Istog

Demokracia në Veprim (DnV), përmes ekipeve mobile nesër do të bëjë vëzhgimin e procesit të rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut. DnV iu ka...

“Opsion 8”/ Sasi rekord ushqimesh dhe pijesh false, 9 në pranga

Të paktën 9 persona janë arrestuar në vendin tonë, një tjetër është shpallur në kërkim dhe 22 janë proceduar në gjendje të lirë për...

Së fundi

Gazetarët nga Kuvendi i gëzohen formimit të ushtrisë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës. Këtij lajmi...

Kosova dhe BE-ja prioritetet e Serbisë për vitin 2019

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot në Beograd se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë në vitin...

Modestia: Bill Gates, në radhë për hamburger, patate të skuqura dhe Cola

Ish-punonjësi i Microsoft, Mike Galos, ka publikuar një fotografi të Bill Gates duke pritur në radhë për një burger para zinxhirit të ushqimit të...