Skandali/ Të paralizuarit sorollaten për të aplikuar për kartë identiteti

Emisioni BOOM ka trajtuar sot hallin e zotit Ali Berati. Ai ka një problem të madh me aplikimin për kartë identiteti të gruas së tij, e cila prej 10 vitesh është e paralizuar dhe e ka të pamundur që të lëvizë.

Edhe pse e paralizuar, zonja Tefta duhet të zbresë nga kati i pestë për tu paraqitur në zyrat e Aleat-tit në Elbasan për të aplikuar për kartë identiteti.

Ishte emisioni ‘Boom’ që kërkoi ndihmën e Urgjencës në Elbasan për të bërë transportin e të moshuarës invalide, pasi në zyrat e Aleat shërbimi në familje për këto persona kryhet kundrejt një tarife të pa përballueshme.

Gazetarja: Zotëria do bëjë një riaplikim për karten e identitetit të gruas, ajo është e paralizuar dhe nuk vjen dot.

Punonjësja e gjendjes civile: Mesa di unë personin që është i paralizuar është kusht kryesor që në momentin që do të bëjë kartën duhe të bëjë edhe pasaportën. Pasaporta bën 180 mijë lekë me procedurë të shpejtë, ndryshe nuk e bën dot.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt pas aplikimit punonjësit e Aleat, janë shprehur se zonja duhet të paraqitet përsëri për të marrë kartën e identitetit.

Gazetarja: Çfarë të thanë brenda?

Ali Berati: Duhet të vijë vetë zonja më thanë që duhet ta tërheq. Unë nuk e di si do të veprohet në këtë drejtim. I bëj një kërkesë zyrës së Aleat që të më ndihmojë, sepse deri këtu jemi mundur dhe nuk kam mundësi të tjera që ta sjell këtu.

Sipas Aleat personat me aftësi të kufizuara që duan ta marrin shërbimin ne familje janë të detyruar të pajisen edhe me pasaporte kundrejt një tarife 18mijë lekë, shumë kjo e papërballueshme për personat me aftësi të kufizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi