Skandali në Pashaliman, ja armët që u vodhën në bazën ushtarake!

Duket se është më e madhe në sasi lista e armëve të vjedhura në bazën ushtarake të Pashalimanit dy ditë më pare, duke shkaktuar kështu një skandal tek autoritetet e Forcave të Armatosura.

Burime ushtarake bëjnë të ditura se bëhet fjalë për një arsenal të vërtetë armësh, nga ato të kalibrave të lehtë, deri tek më të rëndët, përfshirë dhe plumba blindshpues.

Mes armatimit të vjedhur është edhe një pushkë amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej 5 mijë fishekësh.

Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake.

Lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit

2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë

700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

40 granata dore luftarake

40 ndezës për granata dore luftarake

1 krehër hark automatik luftarake

1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal

4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.

Dyshimet për bashkëpunëtorë të brendshëm përforcohen për faktin se roja i objektit ku u vodhën armët ka braktisur vendin e shërbimit pak para ngjarjes.

Menjëherë pas vjedhjes në bazën e Pashalimanit, Shtabi i Forcave të Armatosura ka dënuar aktin dhe ka njoftuar se janë proceduar 5 persona për vjedhje dhe shkelje të rrregullave të shërbimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi