Skandali me Unazën e Re, Gjiknuri: Zgjidhëm kontratën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fituese në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kontrata me të është zgjidhur.

Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë.

“Nga përgjigjet e ardhura dje, një pjesë e paraqitur nga DH nuk është e saktë, por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimi, ARRSH ka zgjidhur kontratën”, tha Gjiknuri.

Ministri tha se materialet e ardhura nga SHBA do ti referohen prokurorisë që ka hapur një hetim për falsifikim të dokumenteve zyrtarë nga kompania “DH Albania”.

Gjiknuri tha gjithashtu se “të njëjtën praktikë ka ndjekur dhe OST ku kjo kompani nëpërmjet një procedure të hapur ka tenderuar në një tender. Nuk rezulton ti jetë shkaktuar asnjë dëm financiar buxhetit të shtetit pasi kontratat nuk kanë filluar të zbatohen dhe pagesa nuk janë bërë. Falsifikimi i të gjithë dokumentave rezulton të jetë kryer jashtë territorit të Shqipërisë. Hapat e ndërmarra nga ARRSH kanë qenë në përputhje me legjislacionin për prokurorimet publike në Shqipëri”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi