Skafi me 1 ton hashash, lirohen tre shqiptarët

Një gjykatë në Volos, la të lirë tre shqiptarët që u kapën në lidhje me 1 ton kanabis që u sekuestrua në Greqi, kundrejt garancisë pasurore prej 10 mijë euro secili dhe detyrim paraqitje 3 herë në muaj.

Shqiptarët, Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj, 42 vjeç, të tre nga Vlora, u përfaqësuan nga avokati i tyre Dimitrios Kontula.

Ky i fundit i pohoi gjykatës se skafi që u bllokua më 25 shtator nga dy helikopterë të Rojes Bregdetare dhe Frontex, nuk kishte lidhje me skafin tjetër ku transportohej 1 ton hashash dhe që u kap 4 ditë më vonë.

Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.

Shqiptarët u shprehën në gjyq se po transportonin 700 litra benzinë nga Agja Maria në ishullin Psara, ndërsa 35-vjeçari Gjergji Xhezo, i cili tregoi vendin ku ndodhej droga, është lënë në burg dhe ka deklaruar se nuk i njeh 3 shqiptarët e tjerë./Opinion.al

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi