Skafi me 1 ton hashash, lirohen tre shqiptarët

Një gjykatë në Volos, la të lirë tre shqiptarët që u kapën në lidhje me 1 ton kanabis që u sekuestrua në Greqi, kundrejt garancisë pasurore prej 10 mijë euro secili dhe detyrim paraqitje 3 herë në muaj.

Shqiptarët, Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj, 42 vjeç, të tre nga Vlora, u përfaqësuan nga avokati i tyre Dimitrios Kontula.

Ky i fundit i pohoi gjykatës se skafi që u bllokua më 25 shtator nga dy helikopterë të Rojes Bregdetare dhe Frontex, nuk kishte lidhje me skafin tjetër ku transportohej 1 ton hashash dhe që u kap 4 ditë më vonë.

Avokati i tyre tha se dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.

Shqiptarët u shprehën në gjyq se po transportonin 700 litra benzinë nga Agja Maria në ishullin Psara, ndërsa 35-vjeçari Gjergji Xhezo, i cili tregoi vendin ku ndodhej droga, është lënë në burg dhe ka deklaruar se nuk i njeh 3 shqiptarët e tjerë./Opinion.al

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Norvegji: tenton të plaçkisë një bankë, por harron gjënë kryesore

Një turist rus, 29 vjeç, u përpoq që të vidhte një bankë në qytetin norvegjez të Longjerbjäen, që ndodhet në arkipelagun Svalbard pranë Polit...

Haradinaj nderon britanikët e rënë në 100 vjetët e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur kurorë me lule në Memorialin e Dëshmorëve Britanikë në Prishtinë, në nderim të të gjithë britanikëve të...

Serbia shprehet e gatshme për vazhdimin e bisedimeve

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, duke folur për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ka komentuar edhe...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...