Situatë e pazakontë, Juve mendon për post Allegri, emra surprizë!

16 pikë diferencë me vendin e dytë, me titullin kampion në Serie A të hipotekuar, por as këto shifra nuk janë të mjaftueshme për të konfirmuar Max Allegrin në stolin e Juventusit. Champions League dhe ajo humbje befasuese kundër Atletico Madrid rëndon shumë mbi Allegrin, të gjithë rrugët të dërgojnë në largimin e tij të sigurt në fund të sezonit.

Mbase gjërat mund të ndryshojnë në rast triumfi në Champions, por dhe në atë rast, do të ishte Allegri ai që do të kërkonte largimin. Në këtë kushte drejtuesve të Juvnetusit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Juve Conte Pirlo

Zinedin Zidane mbetet kandidati kryesorë, emri i parë në listën e drejtuesve, por sipas TuttoSport, përveç Zidane, në tavolinën e Agnellit janë dhe dy emra të tjerë, dy ish shumë të njohur. Juve mund ti besojë sërish stolin Antonio Contes për së bashku me të në stol pritet të ulet edhe Andrea Pirlo, në rolin e zëvendës trajnerit.

Italy Soccer Serie A

Dy ish mesfushë të famshëm të “Zonjës së Vjetër”, dy ikona të klubit dhe një shpresë e madhe që të kenë të njëjtin impakt si Zidane tek Real Madrid. Duke qëndruar tek francezi, Zidane mbetet favoriti kryesorë, por ish trajneri i Realit është nga më të kërkuarit të tregun e trajnerëve, nëse dështon pista Zidane, atëherë do të provojnë më dyshen Conte-Pirlo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi