Situata në veri të Mitrovicës e qetë, Gjykata funksionon pa probleme

Pavarsisht gjendjes së krijuar në Veri të Mitrovicës, pas taksës ndaj Serbisë, megjithatë situata atje është e qetë, gjithashtu edhe zyrtarët në Gjykatën në Veri, janë duke kryer punët pa probleme, përjashtuar këtui dy orë të protestës, kohë kjo kur nuk punon gjykata. Kështu është thënë sot në Komisionin për Legjislacion, ku është diskutuar për me gjendjen në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, ku  për raportim ishin edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Lidhur me këtë rast, Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu ka shprehur shqetësimet për gjykatën në Veri për shkak të rrethanave të krijuara dhe specifikisht për shkak të taksës 100%, duke kërkuar kështu informata zyrtare lidhur me rastin.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri bëri të ditur se puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Veri të Mitrovicës vazhdon pothuaj normal, pavarësisht protestës.

“Në momentin që ka ndodhur dorëheqja e kryetarëve të komunave në veri unë kam ftuar komisionin evropian dhe USAID-in, në takim ku kemi bërë një vlerësim të gjendjes pas letrës së dërguar nga Nikolla Kabashiq në institucionet diplomatike. Ne jemi duke u ballafaquar me mos punë të Gjykatës për shkak të protestës që po bëhet para gjykatës themelore në Mitrovicë. Nga ora 11:00-1300 në këtë periudhë dy orësh po krijohen vështirësi në punë, por deri më tani nuk kemi ndonjë paralajmërim për  të mos punuar  nga gjyqtarët dhe prokurorët”, tha Tahiri.

Ministri Tahiri, poashtu bëri të ditur se deri me tani nuk ka pezullim të punës nga gjyqtarët dhe prokurorëve  e komunitet serbë.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, theksoi se punë është duke vajtur mirë në Gjykatën  e Mitrovicës në Veri, duke anashkaluar orarin e protestës.

“Me shqetësim i kemi përcjell ngjarjet e krijuara, unë kam qenë në kontakt të vazhdueshme me kryetarin se si është gjendja në gjykata atje. Përmes postës elektronike që kanë dërguar, kemi marrë përgjigje se puna është duke ecur mirë, përveç orarit të protestës dy orëshe që bëhen nga këto katër komuna prej orës 11:00-13:00 e cila pengon pasi bëhet para gjykatës themelore në Veri”, tha Idrizi

Kurse, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj ka thënë se me shqetësim e kemi marrë dorëheqjen e kryetarëve, por pavarësisht rrethanave të krijuara, çdo gjë  është duke vazhduar normalisht.

“Ne në prokurori nuk kemi pasur asnjë pengesë që të marrim informacione lidhur me gjendjen. Puna ka vazhduar pa asnjë pengesë, kam qenë prezent edhe me rastin e masave që kanë shqytpuar dhe cdo gjë ka qenë në rregull, Natyrisht që me shqetësim e kemi marrë gjendjen në veri”, u shpreh Isufaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi