Situata në Siri, PD: Mbështesim goditjen ushtarake të SHBA

 

 

Partia Demokratike përmes një njoftimi për mediat ka shprehur mbështetjen e saj për ndërhyrjen ushtarake të perëndimit në Siri.

 “Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri. Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda. Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në përpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi