BOTA

Sisi dhe Macron kërkojnë avancimin e negociatave për Sirinë

Spread the love

 

 

 

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar për zhvillimet në Sirinë dhe Libinë të kapluar nga lufta.

Siç bën të ditur presidenca e Egjiptit, të hënën vonë al-Sisi ka pranuar një telefonatë nga Macron, me të cilin ka shkëmbyer mendime për një sërë çështjesh në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktet në Siri dhe Libi.

Zëdhënësi presidencial Bassam Radi, sqaron se biseda e dy presidentëve ka pasur në fokus edhe luftën kundër terrorizmit si dhe marrëdhëniet dypalëshe të shteteve të cilat i përfaqësojnë.

Siç bëhet e ditur, dy liderët kanë patur mendime identike për sa i përket dhënies fund të konflikteve në shtetet e lartpërmendura, që nënkupton avancimin e negociatave politike të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje.

Pallati Elysee, nuk ka dhënë detaje për bisedën e dy presidentëve.

Franca së fundmi është shndërruar në njërin nga furnizuesit krysorë të Egjiptit me armë, të cilit kohë më parë i shiti dy anije luftarake sulmuese (bartës të helikopterëve) si dhe 24 avionë luftarakë Rafale.

Related posts

Hawaii, aktivizohet Vullkani Kilauea

dritatv

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.777 terroristë

dritatv

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 1.266 terroristë

dritatv

Leave a Comment