Siri, rreth 3 mijë të ndaluar ose zhdukur nga PKK/YPG-ja

Sipas një grupi të të drejtave siriane me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, grupi terrorist PKK/YPG ka ndaluar ose zhdukur me forcë rreth 3 mijë individë në Siri.

Raporti i Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) theksoi se PKK/YPG po justifikon veprimet e saj nën maskën e luftimit të terrorizmit dhe ekstremistëve.

Sipas raportit, të ndaluarit nga YPG-ja nuk kanë asnjë qasje në çfarëdo mbrojtjeje ligjore dhe as që nuk mund të shohin familjet e tyre.

Që nga korriku i vitit 2012, thekson raporti, kur PKK/YPG mori kontrollin e disa provincave siriane, ekipi i SNHR-së regjistroi ndalimin e pothuajse 2.907 civilëve, përfshirë 631 fëmijë dhe 172 gra.

SHBA, e cila e konsideron PKK-në një organizatë terroriste, në korrik të vitit 2017 ndryshoi emrin e YPG-së në Forcat Demokratike Siriane (SDF) në mënyrë që të veçoj atë me PKK-në.

YPG është dega siriane e grupit terrorist PKK e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi