Siri, regjimi i Asadit vazhdon sulmet në Idlib

Të paktën shtatë civilë janë plagosur pasi regjimi sirian i Bashar al-Asadit ka sulmuar vendbanimet në zonën e deeskalimit në Idlib.

Regjimi i Asadit, së bashku me grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, kanë kryer sulme me artileri në qytezat Al Temanije dhe në fshatrat Abu Habbe dhe Al Hamadanije në juglindje të Idlibit, si dhe në fshatrat Al Havixhe, Al Huvejz, Al Sheria dhe Al Kirkat, si dhe në qytezën Madik në pjesën veriore rurale të provincës Hama.

Të paktën shtatë civilë janë plagosur nga sulmet në fshatrat Abu Habbe dhe Al Hamadanije.

Sipas organizatës joqeveritare vendase, Koordinatorët e Reagimit Sirian, në periudhën mes 9 shkurtit dhe 6 prillit kur sulmet janë intensifikuar, gjithsej 160.583 persona kanë migruar në qytetet përreth, në afërsi me kufirin me Turqinë.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të Idlibit të arritur më 4-5 maj 2017 në kuadër të bisedimeve të Astanas, më 17 shtator 2018 kishin tërhequr armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë. Forcat e Armatosura Turke që nga 8 marsi janë duke zhvilluar patrullime në rajon.

Forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar më 17 shtator 2018 në Soçi mes Turqisë dhe Rusisë me qëllim për të forcuar armëpushimin në Idlib. Rusia, e cila në kuadër të Marrëveshjes së Astanas është vendi garantues i regjimit të Asadit, ka përgjegjësi për të parandaluar sulmet e regjimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi