BOTA

Siri, gjatë sulmeve në Idlib vriten 12 civilë

Spread the love

Në sulmet ajrore të kryera nga regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe mbështetësit e tij në orët e vona në vendbanimet në zonën e deeskalimit në Idlib të Sirisë, u vranë 12 civilë.

Burimet lokale konfirmojnë se forcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Asadit dhe organizatat e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, natën vonë kanë kryer sulme ajrore dhe tokësore në rrethet Maaratinnuman dhe Khan Shaykhoun, si dhe fshatrat Marrithirma, El-Kassabiyye, Abidin, His, Kirisa, Kefr Sina dhe Nukeyyir.

Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) njoftuan se në sulmet në Marratinnuman dhe Marrithirma janë vrarë të paktën 12 civilë, në mesin e të cilëve 4 fëmijë dhe mbi 25 të tjerë u plagosën

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat e cila më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Në takimin e përfaqësuesve të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur në fillim të majit 2017 në Kazakistan, Idlibi dhe zona përreth u shpallën zona e deeskalimit. Pas sulmeve të regjimit që shkelën procesin e armëpushimit të nisur në këto korniza, Turqia dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje shtesë.

Pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar më 17 shtator 2018, forcat e regjimit me ndihmën e aleatëve vazhdojnë sulmet. Sulmet u intensifikuan gjatë takimit të 12 të Turqisë, Rusisë dhe Iranit të mbajtur më 25 dhe 26 prill në Nur-Sultan (Kazakistan). Sulmet vazhduan, dhe të dhënat e Mbrojtjes Civile tregojnë se të paktën 183 civilë u vranë që nga 25 prilli dhe më shumë se 455 u plagosën.

Related posts

Në Francë, si në Tiranë: djegie gomash dhe qëndresë qeveritare

dritatv

“SHBA do të punojë që PKK/YPG të mos kërcënojë zonën e sigurisë në Siri”

dritatv

Yildirim: Turqia me sistemin e ri do të përparojë drejt qëllimeve të reja

dritatv

Leave a Comment