Siri, dy të vrarë në sulmet ajrore në Idlib

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore të kryera në zonën Temeniye në Idlib të Sirisë.

Përfaqësuesi i Mbrojtjes civile (Helmetat e Bardha) në Temeniye, Musif El Sabir deklaroi se avionët luftarakë rusë në orët e mëngjesit kanë kryer sulme me bomba thërmuese në zonën Temeniye në jug të Idlibit.

Ai konfirmoi se dy persona kanë humbur jetën, prej të cilëve një fëmijë. Sipas të dhënave të organizatave lokale, në Idlib nga 2.4 milionë banorët e saj, rreth 1.3 milionë prej tyre janë zhvendosur.

Lufta civile në Siri ka shpërthyer në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad tentuan të shtypin me forcë protestat pro-demokracisë në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi