Siri, disa të vrarë nga sulmet ajrore në Idlib

Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën ndërsa 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ndaj vendbanimet civile brenda kufijve të zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) të Idlibit, Haxh Jusuf në deklaratën për AA tha se “Vendbanimet civile në pjesën rurale të Idlibit ishin cak i sulmeve intensive ajrore nga avionët luftarakë”.

Ai theksoi se në sulmin ndaj një tregu në qarkun Ariha të Idlibit kanë humbur jetën 2 persona ndërsa 7 të tjerë janë plagosur 7. Ndërkohë në Kurin kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet për kërkim dhe shpëtim ndërsa nga sulmi vendbanimet kanë pësuar dëme të mëdha.

“Avionët luftarakë rusë të nisur nga Baza Himeymim kryen sulme ajrore ndaj rajoneve Ariha, Kurin, Urim El Cuz dhe El Bara”, thuhet në deklaratën e bërë nga rrjeti social të Observatorit ajror të opozitarëve.

Gjatë muajit të fundit në sulmet ajrore mbi vendbanimet civile në Idlib dhe Hama kanë humbur jetën 118 civilë kurse 120 të tjerë janë plagosur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi