Siri, 15 civilë të vrarë në sulmet e koalicionit të kryesuar nga SHBA

Si pasojë e sulmeve ajrore të ndërmarra nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-të në rajonin Dejrizor në lindje të Sirisë, 15 civilë kanë humbur jetën nga e njëjta familje.

Vazhdon vrasja e civilëve si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-të në fshatrat dhe zonat përreth zonës Hexhin në pjesën lindore periferike në Dejrizor.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Dejrizor, mësohet se avionët e forcave të koalicionit që nga nata e mbrëmshme kanë kryer sulme ajrore në zonën Keshme në pjesën lindore periferike në Hexhin, të cilën e mban nën kontroll organizata terroriste DEASH.

Si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga forcat e koalicionit, nga e njëjta familje kanë humbur jetën 15 civilë.

Vazhdojnë konfliktet mes YPG/PKK dhe DEASH

Burimet kanë bërë të ditur se vazhdojnë konfliktet e armatosura mes terroristëve të DEASH-it dhe organizatës terroriste YPG/PKK e cila ka hyrë në lagjen Havvama në veri të qendrës së rajonit Hexhin.

Në konfliktet në qendër të rajonit të cilat filluan ditën e shtunë, mësohet se terroristët YPG/PKK kanë përparuar nga pika në qendër të rajonit ku ndodheshin dhe kanë marrë nën kontroll vendin e tregut në afërsi të spitalit Hexhin.

Forcat e koalicionit për të nxjerrë DEASH-in nga rajoni ofrojnë mbështetje tokësore dhe ajrore për organizatën YPG/PKK.

Situata në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve vazhdon pushtimin e saj në rajonet lindore dhe ato periferike perëndimore të Dejrizorit të cilat ndodhen në Lindje të Eufratit.

YPG/PKK e cila mbështetet nga ajri nga SHBA-ja dhe nga toka nga Franca që nga 11 shtatori e deri tani synon që të largojë plotësisht DEASH-in nga Dejrizori.

Në pjesën perëndimore të Dejrizorit ndodhen forcat e regjimit të Bashar al Asadit. Teksa organizata terroriste YPG/PKK ka nën pushtim rreth 28 për qind të territorit sirian theksohet se DEASH ka prani në rreth 3 për qind të territoreve në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi