Sipas Vulinit këto janë tri vendet në të cilat Serbia ka interes!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin përshëndeti vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Serbi, duke thënë se vendi i tij do të mbetet neutral ushtarakisht derisa Aleksandar Vuçiç të jetë në krye të shtetit.

 “Unë e mirëpres vizitën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, për ne si një vend ushtarak neutral, është me interes të madh që të ketë marrëdhënie të mira me NATO-n, SHBA, Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera”, ka thënë Vulin duke iu përgjigjur pyetjes së mediave për të komentuar vizitën e Stoltenberg në Serbi dhe stërvitjet e anëtarëve të MPB-së dhe NATO-s që mbahen nesër në Mladenovc.

“Ky është një ushtrim sipas standardeve të NATO-s. Vitin e kaluar është kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë, kryesisht organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes merr pjesë me 34 anëtarë. Për ne, çdo ushtrim është gjithmonë një mundësi e madhe për të treguar atë që ne kemi mësuar dhe natyrisht, për të mësuar nga të tjerët, “tha Vulin për stërvitjen e reagimit ndaj emergjencave civile që përfshin 2.000 vetë nga 38 vende.

Ai ka thënë se të gjithë respektojnë neutralitetin ushtarak të Serbisë, edhe Federata Ruse, NATO, SHBA.

“Kështu do të jetë derisa Serbia të vendosë për këtë, derisa Aleksandar Vuçiq të udhëheqë Serbinë dhe, derisa unë të jem ministër i Mbrojtjes”, tha Vulin, njofton Ministria e Mbrojtjes të Serbisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi