Sipas studimeve ja sa filxhana kafe duhet të pini për të parandaluar këto sëmundje!

Nuk është sekret që kafeja është (shumë, shumë) e nevojshme për ju. Tani jo vetëm që kafeja mund të përmirësojë kujtesën tuaj dhe të mbrojë trurin, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Dy studime të reja të botuara në revistën Annals of Internal Medicine konfirmuan lajmin e mirë. I pari vëzhgoi më shumë se 520,000 njerëz në dhjetë vende evropiane, duke e bërë atë studimin më të madh që është zhvilluar ndonjëherë, për lidhjen e kafesë dhe vdekshmërisë.

Studiuesit zbuluan se pirja e më shumë kafeje mund të ulte ndjeshëm rrezikun e vdekjes së një personi, duke përfshirë sëmundjen e mëlçisë, vetëvrasjen tek burrat, kancerin në femra, dhe sëmundjet e tretjes dhe qarkullimit të gjakut.

Studimi i dytë ishte dhe më i thellë. Ai zbuloi se kafja rrit jetëgjatësinë prej 18%në mesin e 185,000 pjesëmarrësve të saj, pavarësisht nga raca ose përkatësia etnike e tyre. Pra, cili është numri magjik i filxhanit të kefesë për të rritur jetëgjatësinë tuaj?

Në studimin evropian, ata që pinin tre ose më shumë gota kafe në ditë kishin një rrezik më të ulët për vdekjen e të gjithë shkaktarëve sesa njerëzit që nuk pinë kafe fare. Studimi i dytë zbuloi se dy deri në katër gota në ditë e bëjnë këtë magji. Nëse konsumimi juaj bie në këtë varg, ju do të mund të korrni “suksesin”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi