Singapor, kompania gjermane prezanton taksinë e parë ajrore

Prodhuesi gjerman i avionëve “Volocopter” shfaqi sot për herë të parë modelin e taksisë ajrore në Singapor, me shpresën se ky i fundit do të bëhet vendi i parë që do të lejojë këtë shërbim që në vitin 2021.

Prototipi u nis nga Marina Bay dhe fluturoi në këtë zonë për rreth një minutë para se të kthehej në vendin e nisjes.

Prototipi “Volocopter 2X”, i ngjason një helikopteri të vogël, me 18 helika.

“Volocopter 2X” mund të mbajë një pilot dhe një pasagjer në distanca deri në 30 kilometra, mund të ngrihet e të ulet vertikalisht, funksionon me energji elektrike dhe nuk ka emetime gazrash.

”Taksia ajrore pritet të jetë e disponueshme për tregti në Singapor nga dy deri në pesë vjet”, deklaroi drejtori ekzekutiv i ”Volocopter”, Florian Reuter, gjatë një konference për shtyp.

Kompania po planifikon të merret vetëm me avionë të administruar në mënyrë autonome dhe të zgjerojë modelin e taksisë për të transportuar pesë deri në gjashtë pasagjerë në një fluturim. (Atsh)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi