Singapor, banka evakuon puonjësit për shkak të koronavirusit

Një bankë në Singapor i ka lëshuar 300 punonjësit e saj në shtëpi pasi koronavirusi i ri është rastisur te njëri nga punëtorët, (AA).

Sipas BBC-së, rasti ka ndodhur në ndërtesën e bankës DBS.

Në një deklaratë, banka ka njoftuar se 300 persona që punonin në katin e 43-të të ndërtesës janë evakuuar në kuadër të masave parandaluese pasi koronavirusi, i cili tashmë ka marrë emrin Covid-19, është gjetur te njëri nga punonjësit.

Banka tha se personat në fjalë do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Siç raportohet, autoritetet po përpiqen të evidentojnë personat me të cilët punonjësi i nfektuar ka pasur kontakt dhe se hapësirat e përbashkëta të ndërtesës, si banjoja dhe ashensorët, janë dezinfektuar.

Ndryshe, deri më tani janë zbuluar 47 raste të koronavirusit të ri në Singapor.

Sëmundja për herë të parë u zbulua më 12 dhjetor 2019 në qytetin kinez Wuhan të provincës Hubei, ndërsa pas përhapjes në qytete dhe shtete të tjera Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare.

Numri i të vdekurve nga sëmundja ka shkuar në 1.114 në Kinë, ndërsa ai i të infektuarve në 44.653, përfshirë 8.204 që janë në gjendje të rëndë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dje tha se koronavirusi i ri është emëruar “Covid-19”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi