Simiç porosi KFOR-it: Drejtojë forcat në jug, jo ndaj Serbisë!

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, deklaroi sot për TV Most, se nëse KFOR kujdeset për sigurinë e serbëve, por edhe mandatin që i është besuar nga Rezoluta 1244, ai duhet t’i drejtojë forcat e veta në jug dhe në zonat serbe, dhe jo ndaj Serbisë.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç konfirmoi sot në Beograd se një kolonë e madhe e automjeteve të KFOR-it, e cila përfshin automjete për thyerjen e barrikadave dhe bllokadave, hyri në veri të Kosovës.

Ai theksoi, transmeton kosovapress, se kjo, përveç formimit të shpallur të Ushtrisë së Kosovës, gjithashtu “sjell frikë në mesin e popullatës serbe”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi