Siguria ushqimore, AKU kërkon ndryshime në Kodin penal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori pjesë në seancën për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” ku ngritën domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin penal sa lidhet me çështjen e Sigurisë Ushqimore.

AKU referuar natyrës së shkeljeve të hasura, gjatë vitit 2018 ka referuar pranë organeve të prokurorive të rretheve ,  65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregëtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal.

Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve.

AKU duke vlerësuar domosdoshmërinë e rritjes së ndëshkueshmërisë ndaj shkelësve që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve përmes shkeljeve të Sigurisë Ushqimore dhe duke u mbështetur në praktika të ngjashme të vendeve rajonit, të vendeve të BE dhe SHBA ka draftuar ndryshimet e nevojshme të këtyre dispozitave – të cilat janë në proçes shqyrtimi në Komision Parlamentar.

AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë,ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.

Çmojmë se këto ndryshime në kodin penal do të kenë një impakt më të gjerë në garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e shkeljeve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorit si dhe do të disiplinojnë paligjshmëritë mbi situatë kriminaliteti ushqimor, e cila në pamje të parë duket e rregullt, por fsheh labirinte të mëdha me pasoja fatale edhe në gjeneratat e brezave të ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Vasili: Rama ka konsensusin e opozitës, të mblidhet Kuvendi

Kryeministri Edi Rama ka konsensusin e opozitës për të rregulluar ligjet “që nuk flasin shqip”, thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili,...

Autoriteti italian: Ka vatra të reja infeksionesh, por ato nuk janë shpërthime Covid

Mjeku-Profesor Italian Alberto Zangrillo, i spitalit San Raffaele në Milano, është optimist për tashmen dhe të ardhmen e pandemisë nga koronavirusi. Ai thotë se...

Pacolli e dënon ashpër frikësimin ushtarëve serbë nga autoritet e Beogradit

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së nga Policia e Serbisë. Pacolli ka thënë se e...

Së fundi

“Apple” kompania e parë amerikane që vlen dy trilionë dollarë

Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke...

Maltë-Gazetarja e vrarë/ Arrestohet kreu i kabinetit të ish-kryeministrit Muscat

Tre vite pas vrasjes së gazetares investigative malteze Daphne Caruana Galizia, e cila akuzoi zyrtarë të lartë për korrupsion, dje është arrestuar shefi i...

Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Bojko Borisov dhe kryeprokurorit...