Si të pregatisni supën me spinaq e cila lufton aneminë!

Nëse jeni në dietë apo thjesht në kërkim të recetave të shëndetshme, të cilat nuk do t’ju ngarkojnë me karbohidrate ky është artikulli i duhur!

E pra, receta e supës së sotme është e thjeshtë dhe përgatitet me gjethet e spinaqit. Super e gjelbër, super e shijshme, e lehtë për t’u gatuar!

Përbërësit:

2 lugë gjelle gjalpë pa kripë,

1 qepë të grirë,

1 lugë gjelle pluhur xhinxheri,

1 thelpi hudhër,

1 lugë gjelle arrëmyshk,

1000 ml lëng perimesh,

500 gram spinaq,

30 ml krem ​​i trashë kuzhine.

Përgatitja:

Hidhni gjalpin në një tigan të madh që të nxehet dhe më pas qepën e grirë. I skuqni në nxehtësi mesatare për rreth 5-8 minuta.

Shtoni xhinxherin dhe hudhrën. I skuqni në tigan për rreth 3-4 minuta.

Më pas lëngun e perimeve e lini të vlojë për 10 minuta, në një enë të veçantë.

Shtoni spinaqin dhe e lini atë derisa të zbutet.

Hidhni lëngun e perimeve dhe spinaqit në tigan, duke u siguruar që nuk është shumë i nxehtë dhe përpunojeni atë me një blender derisa të kthehet në një masë kremoze.

Shtoni arrëmyshkun dhe kremin e kuzhinës. Ju bëftë mirë!/Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi